Antonio Karafili
Kejsi Spahillari do të arrestohet sapo të gjendet nga policia si e dyshuar në vrasjen e Antonio Karafili 7 vite më parë në Voskopojë.
Karafili u gjet i varur në pemë në afërsi të këtij fshati.
Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjecari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi.
PROVAT/ Nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kane mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e te riut. Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
Prokuroria e Korçës ka urdhëruar arrestimin e Spahillarit për akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim.
Në lidhje me vendinim e gjykatës ka reaguar e ëma e Kejsit duke mohuar mundësinë që vajza të jetë përfshirë në vrasje.
“Të bëhesh një person vrasës pa pasur asnjë provë, Kejsi nuk ka lidhje fare. Ata ishin në Korçë, kishin pasur një grindje. Ishin ngjitur në Voskopojë. Kishin dashur të zbrisnin. Ai nuk kishte dashur pas grindjes dhe Kejsi e kishte lënë aty, kishte pritur që ai të vinte. Nuk kishte ardhur dhe ajo kishte zbritur dhe kishte marrë të ëmën dhe të vëllain dhe u kishte thënë nuk do të zbresë”, tha ajo për mediat lokale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/