Berisha, takim me Mitcotakis në Valencia

Shares

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Mitsotakis takon dhe uron Berishën në Kongresin e PPE me “urimet më të mira”.

“Në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) që po zhvillohet në Valencia, Spanjë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar dhe përshëndetur me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Momenti është shoqëruar me një atmosferë të ngrohtë dhe respekti të ndërsjellë, ku Mitsotakis dëgjohet teksa i uron Berishës “urimet më të mira”, njoftoi zyra e shtypit e PD.

Ky gjest vjen në një moment vendimtar për opozitën shqiptare, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit, ku Partia Demokratike, synon të rikthejë frymën e shpresës dhe të përfaqësimit të qytetarëve në pushtetin vendor.

Takimi mes dy liderëve konfirmon marrëdhëniet e qëndrueshme mes PD-së dhe së djathtës europiane, ku Berisha mbetet një figurë e respektuar. Pjesëmarrja e tij në kongres shihet si një hap për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të PD-së. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...