Nënshkruhet në praninë e kryeministrit Edi Rama marrëveshja e partneritetit strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele”.
U nënshkrua sot një marrëveshje historike për shërbimin shëndetësor shqiptar, e posaçërisht për QSUNT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita– Salute San Raffaele”, për t’u kthyer në pjesë integrale të eksperiencës e praktikës së tyre, duke u bërë ofrues të një niveli europian kujdesi dhe edukimi mjekësor.
I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, e zhvilluar nëmjediset e QSUNT ishte edhe Kryeministri Rama , i cili tha se që ky është një moment historik për shëndetësinë tonë dhe ambicia në perspektivë është kthimi i kësaj qendre spitalore në pikën e referimit për të gjithë Ballkanin dhe në një qendër ekselencë mes qendrave të ekselencës në Europë.
“Synimi është që të deri në 2030-ën, nga njëra anë, qendra spitalore universitare të pësojë ekzaktësisht atë transformim që grupi i San Raffaele ka sjellë në Poloni, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset, duke u përfshirë drejtpërdrejtënë menaxhimin e qendrës, duke u përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e gjithë jetës së përditshme të qendrës, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset dhe duke bashkuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, profesionistët e të dy anëve të San Raffaele dhe të QSUT-së.
Ndërkohë që, e njëjta ambicie është për universitetin. Ne tani më e kemi shembullin e parë me Universitetin Boku të Vjenës, një ndër universitetet më të vjetër të Europës, që tani më ka filluar procesin e shkrirjes me Universitetin Bujqësor të Tiranës për të arritur që në fund të kësaj dekade në Universitetin Bujqësor të Tiranës të vijnë studentë nga gjithë Europa për të studiuar me të gjithë parametrat e Universitetit të Bokut të Vjenës dhe në fund për të marrë një diplomë që është e njëjta me atë që merret në Vjenë. Dhe qëllimi është i njëjti që kur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë të merret e njëjta diplomë që merret në Universitetin Vita-Salute San Raffaele dhe në ndërkohë Tirana të jetë një degë e universitetit të San Raffaele ky është objektivi i fundit të dekadës.
Marrëveshja e sotme e hap këtë kapitull dhe sot nuk është më çudi që të imagjinojmë që në këto vite, ne do të arrijmë që t’u japim të gjithë atyre që akoma kanë nevojë të shkojnë, jo në Turqi, jo në Itali, e jo në vende të tjera, për t’u kuruar mundësi që ta bëjnë këtë këtu në Shqipëri, në sistemin publik shëndetësor, ku të marrin shërbimin e nivelit më të lartë europian dhe nga ana tjetër, t’u japim mundësi të gjithëve, jo vetëm vajzat e djemve nga Shqipëria, por edhe vajzat e djemve nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut dhe të tjerë nga rajoni që të vijnë të studiojnë në universitetin tonë të mjekësisë dhe të dalin nga ky universitet me një diplomë të nivelit më të lartë europian”, tha Kryeministri Edi Rama.
Gjatë takimit të Ramës në spital u bllokua lëvizja e ambulancave me urgjenca duke vënë në rrezik jetën e pacientëve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












