Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar live nga Plugu ku denoncon një situatë të pazakontë: shtrimin e asfaltit gjatë natës, në prag të zgjedhjeve.
“Shikoni çfarë tallje bëhet në Plug! Edhe dielli i ka sytë më mirë të punojnë natën këtu,” ironizoi Korreshi, duke e cilësuar veprimin një turp të madh dhe shembull të asfaltit elektoral.
Sipas Korreshit, Bashkia Lushnje po shfrytëzon fondet publike për qëllime elektorale, duke tentuar të ndikojë votuesit me punime të përshpejtuara dhe pa transparencë. s.m
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/