Arbjan Mazniku u pyet për 4 orë në Prokurorinë e Tiranës

Shares

Prokuroria e Tiranës ka marrë për rreth 4 orë dëshminë e ish n/kryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut, aktualisht minister i shtetit për pushtetin vendor.

Pyetja e Maznikut është bërë 3 javë më parë nga prokurori i cështjes ndërsa seanca e pyetjeve lidhet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kallezimi per rastin që ëstë pyetur Mazniku është bërë nga Belind Kellici kur Arbjan Mazniku ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë nga viti 2015 – 2023.

Akuza e Këlliçit lidhet me rrugën Xhon Belushi në Tiranë, e cila ishte asfaltuar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese.

Pas denoncimit, tenderi fiktiv u anulua por Mazniku, atë kohë në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, ishte në cilësinë e autoritetit kontraktor. Prokurorët janë duke vlerësuar nëse do ta kalojnë dosjen për kompetencë të SPAK. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...