Pamje nga vendi i ngjarjes
Një person u qëllua për vdekje sot në mëngjes në Vlorë. Renato Hoxhaj. 58 vjeçari u gjet i vrarë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Viktima është goditur nga afër me dy plumba në kokë dhe një në trup ndërsa po afrohej në shtëpi pasi kishte lënë turnin e natës si një roje pallati në ndërtim.
Hoxhaj u gjet pa jetë nga bashkëjetuesja e cila doli jashtë shtëpisë sapo dëgjoi krismat.
Viktima punonte si roje në një pallat në ndërtim e sipër pranë banesës së tij në lagjen ‘Hajro Çakërri” të këtij qyteti dhe nuk rezultonte me precedentë penalë.
“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia e Vlorës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












