Berisha: Ballkani i Hapur do të griset dhe taksa armiqësore ndaj fermerëve...

Berisha: Ballkani i Hapur do të griset dhe taksa armiqësore ndaj fermerëve shqiptarë merr fund

75
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Kuçovë se Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së PD, dhe taksa armiqësore ndaj fermerëve shqiptarë merr fund.

“Ju duhet ta dini se, pasi firmosi si argat i Vuçiçit ‘Ballkanin e Hapur’ 80 përqind e prodhimeve bujqësore në tregjet shqiptare vijnë nga Shumadia dhe Banata, se hyjnë pa doganë.
Në Shqipëri nisi një therje masive e bagëtive. Subvencioni që ju merrni është 1/5 e asaj që merr fermeri në Maqedoninë e Veriut, është 1 e 7, ose e 8 e asaj që merr fermeri në Serbi.
Është 1 e 4 apo e 5, e asaj që merr fermeri në Kosovë.
Merr fund.
Dhe çbëri Edi Rama këtë vit, më falni. 8 miliardë euro, për 380 mijë fermerë të cilët japin 20% të prodhimit të brendshëm, të cilët punësojnë 500 mijë shqiptarë.
Sa dha? Dha gjithsej 57 milionë euro, nga të cilat fermerët marrin subvencion 32 milionë.
Fjala ime e nderit, se kjo shumë do të 5-fishohet”, deklaroi Berisha.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY