Takimi i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin e SHBA-së, Donald Trump mund të rezultojë historik, nëse arrihet përfundimi i luftës, temë për të cilën ata diskutuan.
Takimi në Kishën e famshme brenda Vatikanit mund të jetë edhe një sinjal për një paqe bindëse në luftën që ka tronditur rëndë për disa vite jetën e qindra miliona njerëzve në Evropë e më gjerë.
“Takim i mirë. Ballë për ballë, arritëm të diskutojmë shumë gjëra. Shpresojmë për një rezultat nga gjithçka që u diskutua,” shkroi Zelensky në një postim të tij në X.
Ai tha se temat e diskutimit përfshinin “mbrojtjen e jetës së popullit tonë, një armëpushim të plotë dhe pa kushte, si dhe një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme që do të parandalojë përsëritjen e luftës.”
“Ishte një takim shumë simbolik që ka potencialin të bëhet historik nëse arrijmë rezultate të përbashkëta. Faleminderit, President Donald Trump!”, tha ai. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/