Politikanë të njohur nga gjithë Evropa janë përfshirë në fushatën e PD, dule zhbërë monopolin e vetshpallur të Edi Ramës për raportet me BE.
Presidenti i Urdhrit të Maltës dhe ministrja kroate Nina Obuljen morën pjesë sot në një aktivitet tjetër të PD, ndërsa një natë më parë figura të tjera të politikës morën pjesë në një miting në Kavajë.
Kreu i PD, Sali Berisha i falendoi ata ndërsa duke iu drejtuar ministres kroate se Kroacia e ndërton kilometrin me 1.6 mln euro, Rama me 17 mln euro.
“I nderuar zoti president i Urdhrit të Maltës, Kalorës i Meritës.
E nderuar zonja ministre e qeverisë së Kroacisë, Nina Obuljen.
Të dashur miq, qytetare dhe qytetarë të pranishëm në këtë sallë.
I nderuar zoti Paloka, drejtues politik i zonës.
Të dashur kandidatë për deputetë të kësaj zone, Sali Shehu, Ilda Zhulali, Edi Paloka, Salvador Kaçi.
Një mirënjohje të pakufishme miqve tanë të nderuar që i kemi të pranishëm në këtë takim shumë të rëndësishëm për zonën tuaj”, tha Berisha.
Në vijim kryetari i PD, prezantoi pjesë të programit të PD.
”Në qoftë se një pension u rrit nga 143 mijë lekë në 172 mijë lekë në Shqipëri, çmimet u rritën me mbi 250 përqind mesatarja e tyre.
Dhe sot ky pension, për të pasur të njëjtën fuqi blerëse që kishte pensioni i vitit 2013, duhej të ishte 390 mijë lekë.
Pensionisti i Malit të Zi që në vitin 2013 merrte një pension prej 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë sepse qeveria e Malit të Zi, apo e Maqedonisë, Serbisë apo Kosovës, kur ndan buxhetin, në ligj dhe moral të shtetit demokratik, një pjesë të parave u kthehen qytetarëve me rroga dhe pensione.
Kurse këta qeveritarë me paratë tuaja ndërtuan luksin më të shfrenuar.
Ju e dëgjoni rëndom Edi Ramën të thotë, më jepni prova.
Po a ka provë më të madhe se vila me 57 metra të gjatë themelet, dy herë më të gjata se vila e Enver Hoxhës?
Se sa kopshti 8300 metra, katër herë më i madh se kopshti i ish-diktatorit Hoxha.
Po ka dëshmi më të madhe se sa 224 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë.
Po ka dëshmi më të madhe se fluturimet me avion taksi 21 milionë në dy vite.
Po ka dëshmi më të madhe se kryeministri i vetëm në botë që hap shishen e verës 33 mijë euro.
Po ka dëshmi më të madhe kur i jep vëllait tënd 38 mijë metër katrorë tek Rrapi i Treshit duke ua marrë pronarëve tiranas.
A ka dëshmi më të madhe se në kundërshtim me çdo ligj, baxhanaku yt fiton qindra tendera vetëm për lidhjet familjare që ka me ty.
A ka dëshmi më të madhe se sa djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura pa nam dhe nishan dhe nuk ekziston asnjë tullë në themelet e tij.
Dhe tani e morët vesh, dy drejtorët që shkuan në gjykatë, shkuan se kanë firmosur letrat, kurse Lubia, e keni parasysh, e cila kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet, të bënte raportin dhe të informonte çdo muaj për ecurinë e punimeve, nuk bëri në 5 vite asnjë raport sepse e dinte se paratë i merrte bosi i saj, Edi Rama me Erion Veliajn.
Po ka dëshmi më të madhe se sa rruga Manastir-Bjeliosek në Kroaci, 17 kilometra, 27 metra të gjera, ndërtohet me 27 milionë euro. Me 1.6 milion euro kilometri. Kurse këtu ndërtohet më 17 kilometër kilometri.
Çfarë dëshmish kërkon ky që përpiqet të fshehë çdo gjë para jush.
Që flet nga mëngjesi gjer në darkë sikur të jetë në jerm, jo këneta, jo zhapinj, jo hardhuca dhe me një fjalor mizerabël, çyryk, autik, budalla, i divorcuar.
Këto janë togfjalëshi i tij, këto janë premtimet e tij, kjo është llogaridhënia e tij para jush.
Por miq, e ka ndjerë fundin!”, deklaroi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/