Ndahet nga jeta pedagogu i njohur i Ekonomikut, Fatmir Memaj

Ndahet nga jeta pedagogu i njohur i Ekonomikut, Fatmir Memaj

137
0
Shares

Pedagogu, studiuesi dhe kërkuesi shkencor, Fatmir Memaj u nda sot papritur nga jeta.

Universiteti i Tiranës, në një mesazh ngushëllues, shprehet se kjo është humbje e madhe për familjen dhe botën akademike.

“Prof. Dr. Fatmir Memaj u nda nga jeta sot, në mënyrë të beftë, në një moshë të re dhe në kulmin e aftësive të tij intelektuale e akademike. Familja e tij humbi njeriun më të dashur dhe më të përkushtuar. Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti i Tiranës humbën një koleg të shkëlqyer, një pedagog të mirë, një studiues dhe kërkues shkencor të nivelit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e UT-së.

Fatmir Memaj u diplomua në nivelin Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1985, dhe mori titullin PhD në Ekonomi në vitin 1996.

Që nga marsi i vitit 2007, ai mbante titullin Profesor në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar.

Ai kishte mbi 30 vjet përvojë në institucionet e arsimit të lartë dhe ishte autor dhe bashkautor në 6 monografi, 5 përkthime librash, rreth 50 artikuj shkencorë, rreth 90 kumtesa në konferenca dhe shumë materiale të tjera kërkimore e projekte.

“Fatmir Memaj do të mbahet mend nga kolegët e tij në fakultet dhe jashtë tij, para së gjithash si një njeri i mrekullueshëm, i qetë, i urtë dhe me një humor të hollë, i cili e plotësonte atë me karakteristikat e një njeriu që kushdo donte ta kishte pranë”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Tiranës, ku i shprehen ngushëllimet më të ndjera familjarëve, të afërmëve, miqve dhe kolegëve të tij të ngushtë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY