Një punëtor ndërtimi humbi jetën sot pasdite në Qerret, Kavajë pasi u godit nga një tra.
Një tjetër punëtor u plagos ndërkohë në të njëjtën ndërtesë.
“Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.
62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.
Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.”, njoftoi policia.
Janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qënë prezent në vendngjarje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












