Një person në Peqin i helmoi tokën me një kimikat komshiut duke ia ngordhur bagëtitë që kullosnin në atë parcelë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. P., 59 vjeç, pasi dyshohet se nga një sasi lënde kimike që ai ka hedhur në tokën në përdorim nga shtetasi G. M., 46 vjeç, kanë ngordhur gjatë kullotës, 2 bagëti të 46-vjeçarit”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












