FAKT&FAKE/ Orientimi i lexuesit përmes titullit propogandistik mbi një lajm korrekt

Shares

Çfarë ka ndodhur

Javanews.al ka publikuar një lajm ku gjatë një takimi elektoral me gra, kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar rreth raporteve që Kryeministri Edi Rama ka ndërtuar me gratë gjatë qeverisjes. Gjatë bisedës ai bën nja krahasim mes zyrtareve të larta gra në qeverinë e Ramës dhe grupin e rojeve të Gadafit, ish diktator i Libisë i cili mbante një gardë grash për ta ruajtur atë. Më vonë pas vrasjes së tij u mësua se një pjesë e grave ushtarake ishin në fakt të dashura të Gadafit.

Lajmi është shkruar korrekt nga javanews.al duke zbardhur apo cituar deklaratat e Berishës ashtu sic janë thënë por në titull ka ndryshim të kontekstit, duke vënë në gojën e Berishës diçka që nuk e ka thënë.

Lexoni tekstin më poshtë

Berisha i rikthehet baltës, si në Kuvend: Gratë e PS, si dashnoret e Gadafit

Pasi mbrojti burrat,  Berisha ul për kafe me gratë, ulur në mes të Albana Vokshit, kryetare e Forumit të Grave dhe Adriana Kalasë, e dërguara e tij e posaçme në protestat e Erion Veliajt.

Gratë e tij iu ankuan për fjalorin e Ramës, por në këtë Berisha ndan të njëjtin mendim me rivalin e tij. Edhe gratë demokrate janë dyfish më të afta se burrat e tyre. “Jeni më eficcente se burrat, jo njësoj, jo njësoj, jeni më efiçente”.

Por, në fund doktori ju dorëzua vesit të vjetër. Ndryshe nga Rama, Sali Berisha shquhet për fjalorin e lirshëm, kur vjen puna për të sulmuar gratë socialiste.

“A e shihni ju, zonjat e partisë tjetër. Unë duhet të kem respekte për to, për nga natyra, duhet të kemi respekt. Por kur dëgjoj që, këndojnë këngën e Ramës, as pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, kjo nuk ndodhte me pasardhësin, ajo e fillonte e mbaronte fjalimin, kushtuar Enverit. Por për to, ekziston vetëm Rama”.

Në fund Sali Berisha ruajti ofendimin e tij të zakonshëm ndaj çdo femre socialiste që angazhohet në parti. Sipas tij ato me Ramën nuk ndajnë vetëm idealet politike, por edhe diçka tjetër.

“U detyrova njëherë në parlament, të dal nga kodi, u thashë mos u sillni si bodigardet e Gadafit. Edhe ai i zëvendësoi bodiguardët me bodigarde. “

Konteksti

Kryeministri Rama konsideron mbështetjen nga gratë shumë të rëndësishme në zgjedhje dhe në fakt ka avantazh në raport me partinë rivale më të madhe të opozitës. Kjo ka sjellë vëmendje edhe nga kreu i PD-së, Berisha ndaj grave duke synuar të relativizojë raportet politike mes qeverisë Rama e atij vetë me gratë.

Një kërkim më i thellë

​Të gjitha studimet lidhur me sjelljen e lexuesve në rrjete sociale kanë arritur në përfundimin se më shumë se gjysma e lajmeve lexohen vetëm në titull dhe nuk klikohen madje edhe para se ato të shpërndahen.

Një studim nga Universiteti i Kolumbias dhe Instituti Kombëtar Francez zbuloi se 59% e lidhjeve të shpërndara në rrjetet sociale nuk janë klikuar kurrë, duke treguar se shumica e njerëzve ndajnë lajme pa i lexuar ato .​The Independent

Në përmbledhje, shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram shpërndajnë lajme pa i lexuar ato, duke u bazuar vetëm në titujt e tyre . Kjo sjellje ka implikime të rëndësishme për përhapjen e informacionit dhe formimin e opinioneve publike.

Fluksi i lajmit

Javanews ka 56K në Facebook dhe 900 ndjekës në Instagram

Si është lajmi

Lajmi në tekst është korrekt. Titulli përmban një deklaratë të pathënë nga Berisha. Kjo e zhvendos kontekstin e lajmit nga nga një kronikë pasyruese tek një kronikë që synon orinetimin e lexuesit.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...