Rama refuzon të kërkojë falje, orientoi të miturit drejt ‘Edi Rama nudo’

Shares

Kryeministri Edi Rama refuzoi sot të kërkonte falje në lidhje me ‘orën sek*suale” që zhvilloi dje me një grup fëmijësh dhe nxënësish në Kavajë.

Gjatë komenteve nga ‘makina’ ai tha se ata nuk ishin fëmijë por votues për herë të parë. Në fakt fëmija me të cilin bisedoi gjatë dhe e  bullizoi ndërkohë, ishte vetëm 14 vjeç.

Domethënë unë sipas këtyre në takimin me votues të parë atje që po tregoja një histori më Pandi Majkos atje, që lidhet me historinë tonë edhe që ishte ai episodi i nxjerrjes së fotove të mia nudo dikur në fushatën e 2007, nga këta zhabulanët që sot na bëjnë dhe moralistin, na tregojnë dhe ç’ështe familja këta zhabulakë. Edhe përmenda që janë në google.

E para një herë në google janë të mbuluara se këtyre është ti ikë mendja e kokës. E dyta, nuk ishin fëmijë ata. E treta, po mirë po si ka mundësi ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral kur këta cdo ditë iu tregojnë fëmijëve, iu tregojnë familjeve, iu tregojnë shqiptarëve sesi nuk duhet të sillet, se çfarë nuk duhet të thotë njeriu me akuza me shpifje, me sharje ekstreme”, komentoi Rama.

Në vijim ai theksoi se ata që nuk votojnë për të janë çyrykë, njësoj siç deklarpi në Dibër.

Domethënë këta që mua më hidhen në fyt, pse unë them gjysma e burrave janë çyryk dhe e them gjysma e burrave janë çyryk në sensin metaforik, patjetër nuk flas për kusht klinik, flas në sensin metaforik. Gjysma e burrave janë në çyryk, sepse unë mendoj që të shkosh mbas kënetës je gjysmak dhe gjysma tjetër janë okej.Kjo është një ndarje që unë e bëj, sepse e besoj këtë gjë që është të jesh gjysmak, të jesh çyryk, që të mendosh akoma që me bufin e kënetës, Shqipëria mund të ketë të ardhme, mund të ketë qeverisje më të mirë, etj. Ky është një opinioni im dhe kaq”, shpjegoi Kryeministri.

Kryeministri Rama ka debatuar edhe me komentues të tjerë.

PYETJE-PËRGJIGJE/ Në 2025 akoma rrugë rrugë dhe njerëzit se kanë thesin e milleit.Arritje me barkun bosh”

Dëgjo, dëgjo këtu Mondi, se kjo vlen dhe për ata çyrykët që ishin në atë sallon e mbrëmshëm që thoshin populli është i sëmurë. Prodhimi përgjithshëm kombëtar i Shqipërisë ka qenë më pak se 10 miliardë. Është 25 miliardë, dy herë e gjysmë më shumë, në një dekadë. Të ardhurat për frymë kanë qenë 3000 e ca euro, janë 10 mijë e 400. Paga mesatare ka qenë 370 euro, është 830 euro etj. 

Tani kujt ia tregon thesin e miellit dhe barkun thatë? Për cilin vend e ke? Unë isha dje në darkë në Gjirokastër. Plot, plot me turistë të huaj. Këtu është bërë derë e bujtinë, derë e bujtinë.Ndërkohë që 10 vjet më parë këtu ishte një hotel aty poshtë që është sot e gjthë ditën, ‘’Turizmi’’, ishte dhe një tjetër nuk e di, dy hotele dhe këtu ishte xhan-xhing. Xhing-xhang. Se jam pak i axhituar se mezi pres të filloj këto takimet. Realisht mezi pres të filloj këto takimet se është e vetmja mënyrë për t’u çliruar dhe dezintoksikuar nga helmet dhe unë këto helme nuk i marr, ka që në 2009, që në fushatën e 2009 unë nuk shoh më tv, nuk ndjek më debate, nuk shoh,nuk shoh vetëm në rastet të caktuara nëpërmjet youtube që më çojnë ose kur gjendem siç u gjenda mbrëmë se doja të shihja atë edhe aty, helm totalisht. Duhet detoks dhe i vetmi detoks per mua është me njerezit atje, me njerëzit realë në jetën reale, me ata që në fund të ditës vendosin, me ata që çyrykët i quajnë plehrë, i quajnë të sëmurë, të shitur, i quajnë administratë, i quajën ça nuk i quajnë dhe ata këtë 11 maj do të jenë më shumë se kurrë që do të votojnë për mua dhe PS, më shumë se kurrë. 

“Dil bëj debat”, thotë.  Me këtë të bëj debat, mo lumadh, me bufin e kënetës të bëj debat? Po a je në vete a s’je në vete? A je në metro a s’je në metro, për më tepër në kushtet kur bufi i kënetës është dhe në rrëshqitje e sipër, ça debati të bëj?

“O Edi, tërë parlamentin ke 15 vetë nga ministrat që janë në burg. Gjete këto viktima për 50 euro o këlysh komunisti”. 

Hajde, hajde, hajde muhabet hajde. 15 veta nga ministra… Po si, si i ke numëruar ti? Si të dalin ty meqë po flasim për numrin. 

“Po tani i bëni këto, para zjgedhjeve? Ku ishit këto 12 vjet?” Ça po bëjmë para zgjedhjeve mo, para zgjedhjeve po bëjmë vetëm intensifikimin e komunikimit. Ku ishim 12 vjet? 12 vjet në rrugë me shqiptarët drejt BE, drejt një bote të re, drejt një të ardhmeje që do të jetë e tashme e përditshme e shqiptarëve dhe përfundimisht larg të shkuarës. Këtë kam bërë unë 12 vjet. 

“Ky bufi do të të mundë ty, mbaje mend. Qesh ti e ofendo shqiptarët”.  Jo mo, shqiptarët s’i ofendoj unë fare, zero. Kjo “ofendo shqiptarët’’ është kot. Këtë ‘’ofendo shqiptarët’’ ma thonë vetëm çyrykët se e përsëris, që kush mendon që bufi i kënetës dhe këneta është rruga për Shqipërinë ka një problem, ka problem me veten. Është problem. Këtë e them, s’është ofendim i shqitparëve ky, është opinioni im.

“Vetëm ti.. pse nuk ikët ju.. po nuk ikët ju, ta harrojmë Europën. Europa do të na dënojë, do të na pranojë kur korrupsioni të zhduket”.  Zotëri, Europa na ka dhënë planin, këto janë teori. Europa na ka dhënë planin, 2027, të mbyllim negociatat në 2027 dhe planin ia ka dhënë qeverisë shqiptare dhe janë 1000 veta që punojnë çdo ditë, 1000 këtej e 1000 andej që punojnë çdo ditë për të gjithë kapitujt e negociatave, për çfarë flet tani, si do ta diskutojmë më tani, do na pranojnë kështu? Na kanë dhënë planin. Në 2027 mbyllim negociatat zotëri. Oh Zot!

“Çdo herë sa fillojnë zgjedhjet plot projekte, sa mbarojën zgjedhjet as 5% nga këto nuk realizohen”.  Jo mor vëlla, jo fare, hiç. Zero. E ke gabim. Të tëra projektet kanë rrugën e tyre dhe të tëra projektet që nis, realizohen. Nuk kemi bërë fare ne nga këto që thua ti, hiç fare. Ka qëlluar për shembull që ka mbaruar studimi i projektit të hekurudhës Kuq e Zi. Po, e kemi prezantuar bashkë me qeverinë e Kosovës po këto projekte që sheh janë të gjitha punë, punë që vazhdojnë. Vazhdojmë dhe bëjmë punën. E ke në gjithë historikun e facebook-ut tim,shko shiko, zbrit poshtë, ditë e dielë, ditë e shtunë, ditë jave, muaj vere,muaj dimri, zgjedhje, jo zgjedhje, është e njëjta punë që vazhdon. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...