Drejtuesi politik i PD Tiranë, Belind Këlliçi, ka rikthyer sot reagimet e shoqerisë civile dhe grupeve të ndryshme në lidhje me posterin e tij të fushatës në Tiranë në 2023, ndërsa secili prej tyre ka heshtur sot pas orientimit të Ramës për fimjë dhe adoleshentë që të shohin fotot e tij lakuriq në google.
“Pasi u tha vajzave 18 vjeçare “rroftë dashnorja”, tani Edi Rama u bën thirrje fëmijëve të kërkojnë në Google fotot e tij nudo!!!
Po po, seriozisht është çmendur!
Ky model nuk është modeli i një prindi shqiptar, i një njeriu normal.
Këto janë sjellje rrugaçërore të papranueshme në shoqëri, aq më pak për një kryeministër apo zyrtar shteti!
Ky turp duhet të ndalohet dhe do të ndalohet më 11 maj!
Kjo mendje e sëmurë duhet ndalur me çdo kusht!”, shkruan Këlliçi në rrjete sociale.
Më poshtë keni reagimet e disa organizatave ndaj Këlliçit në 2023.


/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













