Sonila Meço dhe Brisida Shehaj provojnë një sfidë të re në një format, që po merr gjithnjë e më shumë popullaritet, sidomos në hapësirën online. Në kapjen gjithnjë e më të fortë të medias tradiocionale dhe shndërrimin e saj në altoparlant pushteti, ky podcast synon të kthjellojë arsyen mes zhurmnajës propagandistike, raporton syri.
Dy eksperte, njëra komunikimi e tjetra ekonomie, me të ftuarit e tyre do të ndezin dritat e mendimit të lirë në shumllojshmëri temash e ngjarjesh.
Takimi do të jetë disa herë në javë, në të gjitha platformat e Syri TV. Sot, në podcastin e parë u ul Ilda Zhulali “mes dy zjarresh” për të shpjeguar zgjedhjet e saj.
Zgjedhja për të garuar me Partinë Demokratike, fytyra e përfaqësimit të saj në listën e Tiranës, imazhi i ri i një partie 35 vjeçare, tekniciene e drejtuese në plotësimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, e diplomuar Oxfordi, me ide të qarta për hyrjen në ambjentin e egër të politikës në kohë autoritarizmi, e ndërgjegjshme për përçudnimin e përfaqësimit gjinor në pushtet. Por e sapo ardhur nga terreni solli frymën e një shqipërie reale shumë larg nga “jehona” e spektaklit dhe tallavasë propagandistike. Dhe këtë “kthjellim” përtej filtrave, spinimeve, strategjive diabolike te komunikimit, mjeteve propagandistike të autokracisë, do rreket të sjellë podcasti i Meços dhe Shehajt, ky log i mendjeve të lira. syri.tv
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/