Neutralizohet një linjë e trafikut të kanabisit të fortë nga SHBA

Neutralizohet një linjë e trafikut të kanabisit të fortë nga SHBA

99
0
Shares

Finalizohen për 24 orë, 2 operacionet e rradhës kundër trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Operacionet, rezultat i 2 hetimeve proaktive, të ndjekura nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës.

Arrestohen në flagrancë, sapo morën pakot me rreth 1.6 kg lëndë narkotike në degë postare në Tiranë dhe në Shkodër, 3 shtetas.

Policia identifikon 2 porositësit dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Sekuestrohen 2 pakot me lëndë narkotike, 3 celularë dhe 1 motomjet.

“Gjatë operacionit “Pako 1”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 24 vjeç dhe A. Xh., 55 vjeç, duke marrë në një degë postare në Tiranë, një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se ishte trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi B. F., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Gjatë operacionit “Pako 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 19 vjeç, duke marrë në një degë postare në Shkodër, një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi G. P., 23 vjeç, i cili u shpall në kërkim”, njoftoi policia e Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY