Një i ri humbi jetën dot në një aksident që ndodhi tek Shkalla e Tujanit në Tiranë.
“Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












