Katër persona u përfshinë sot në një sherr dramatik në Milot.
“Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.
Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Lezhës.
Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











