Një luan ka kafshuar një person në fshatin Sharrëz të Fierit ndërsa video e sulmit është shpërndarë në rrjete sociale.
Policia e Fierit ka nisur hetimet dhe ndërkohë priten të dhëna të tjera për pronarin e parë të luanit.
”Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një kafshë e egër (luan) që kafshon një shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për përcaktimin e përgjegjësisë dhe zbardhjen e rrethanave.
Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat”, njofton policia e Fierit.
Shtetasi A. H. ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnjë, në rrugë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël dhe e ka mbajtur në banesën e tij, për disa kohë. Më tej, ai ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur.
Punohet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/