Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, vizitoi sot Tiranën ndërsa u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ajo do të hapë bashkërisht Dialogun e parë BE-Shqipëri për Sigurinë dhe Mbrojtjen me ministrat Hasani dhe Vengu.
Po ashtu, Kallas mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë.
Zyrtarja e lartë vuri theksin te rëndësia e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, pasi sic tha ai kjo është “themeli i BE”, gjatë një konference shtypi me kryeministrin Rama.
“2030 a është një objektiv realisht? Po është në rast se në do të ndërmarrim hapat e duhura gjatë rrugës. Shqipëria me reformat e saj që duhet miratuar, por edhe me reformat që duhet të vihen në zbatim.
Sundimi i ligjit është skajshmërish i rëndësishëm, pasi është themel i BE, por edhe themeli i begatisë së një vendi. Në rast se investuesit kanë besim tek sistemi juaj ligjor atëherë ata kanë besim që të investojnë në ekonominë tuaj. Kështu që kjo është edhe në të mirën e Shqipërisë. Është realiste në rast se bëjmë detyrat”, tha Kaja Kallas.
Nga ana e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se në 11 maj është i bindur se do të marrin rezultatin që presin me qëllim që të mos humbin kohë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
”Ne kemi një plan të dakordësuar me BE për të mbyllur negociatat në 2027. Në momentin që mbyllen negociatat komisioni i rekomandon vendeve anëtarë anëtarësimin. Më pas cdo vend anëtar ia paraqet parlamentit përkatës dhe më pas miratojnë anëtarësimin. Prandaj ajo që parashohim është një periudhë dy vjeçare ratifikimesh që përfundon në 2030 në tryezën e BE.
Pjesa jonë është që të përmbyllim negociatat deri në 2027. Ne po punojmë cdo ditë për këtë. Ambicia është që brenda vitit është që të hapim të gjithë kapitujt. Kur këto bëhen realitet nuk ka asnjë pengesë përderisa BE ka hapur derën dhe për herë të parë mendoj unë që prej shumë vitesh kur dera u mbyll pas anëtarësimit të fundit të Kroacisë, dera është hapur dhe është konkrete në BE, për interesa të përbashkëta strategjike. Kjo lidhet me punën tonë. Puna jonë nuk duhet të ndërpritet., Pasaporta e BE është rrjedhojë e BE, në momentin e anëtarësimit marrim edhe pasaportën e BE. Në këtë pikë unë mendoj që ne nuk na ndal askush dhe nuk do na ndalë askush. Në 11 maj ne do marrim rezultatin e nevojshëm për të mos humbur asnjë moment. Cdo vonesë mund të sjellin pasojë që nuk lidhen me ne, por me dinamika të tjera”, tha Rama. a.n
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












