Policia e Kakavijës gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë e cila po trafikohej në drejtim të Greqisë.
Vihen në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike dhe një shtetase që udhëtonte me të.
Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro.
“Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit, 60 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.
Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:
-O. K., 44 vjeç, banues në Fier, shoferi i automjetit;
-E. Xh., 45 vjeçe, banuese në Fier, pasagjere në automjetin ku u gjet lënda narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63.2 kilogramë Cannabis Sativa, 3 celularë, automjeti dhe 1890 euro”, njoftoi policia e Gjirokastrës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












