Berisha vendos bufin në tavolinë: Është simbol i mençurisë dhe vendimit, injoranca e Ramës nuk është argument

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha vendos bufin në tavolinë ndërsa shtoi se bufi është simbol i mençurisë dhe vendimit, injoranca e Ramës nuk është argument.

SHPJEGIMET/ Filmojeni pak, ju lutem mos harroni.
Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë.
Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.
Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar.
Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf.
Injoranca nuk është argument, thotë Latini.
Me kaq e mbyllim këtë pjesë të konferencës për shtyp. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...