Berisha mbledhje kryesie të PD, vizaton ‘identikitin’ e listës së kandidatëve

Shares

Koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze, tha sot në nisje të mbledhjes së kryesisë së PD për të dhënë miratimin në lidhje me listat e kandidatëve të PD.

DEKLARATA/ Koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë kjo parti, me luftëtarë të vendosur të kauzave të drejta të kësaj partie, të cilët në 4 vite kanë bërë betejat më të fuqishme që ka njohur opozitarizmi në Shqipëri.
Paraqitet me specialistë të shquar, me përfaqëues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme, dhe ndonjëherë nuk ka pasur ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë.
Përfaqësohen gra të shquara, të rinj të vendosur dhe energjikë.
Pra, kryesia do bëjë përzgjedhjen përfundimtare të këtyre kandidaturave dhe jam i bindur se impakti i tyre tek qytetarët shqiptarë do jetë i një fakti që ndez peshë, çon peshë zemrat e tyre.
Natyrisht kjo garë elektorale, e cila ka krijuar siç keni parë vetë një klimë të pashembullt nga ’90-a gjer sot, ka si frymëzim programin e PD, një program që në shtyllat e tij, në paketën e dhembshurisë, në shtyllën Made in Albania, Shqipëria Madhështore është programi në distancë më i mirë që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët para tyre, dhe programi më realist. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...