“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Shares

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj konsiderohet si rrezikshëm nga SPAK vetëm pak orë pas shtyrjes së seancës gjyqësore pas disa provave të reja.

Prokurorët kanë fakte që Veliaj mund të intimidojë njerëzit e drejtësisë. Prokurorë të çështjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani.

“Erion Veliaj konsiderohet tejet i rrezikshëm nga SPAK, e gjithë dosja e tij bazohet mbi këtë përfundim të prokurorëve të cilët e bazojnë këtë në faktin që kryebashkiaku ka predispozitë të lartë të intimidojë njerëzit e drejtësisë apo t’u bëjë presion dëshmitarëve”, tha gazetarja ndërsa po komentonte rreth vendimit që pritet nesër nga Apeli i Posaçëm.

Një tjetër media cna.al ka publikuar sot disa përgjime te Veliajt me të vëllain Arbrin, ndër të tjera edhe censor, për menaxhinin e mediave për presion ndaj prokurorëve duke përmendur disa drejtues mediash dhe pronarë të tyre. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...