A po largohet Rama nga politika: Mund të mos jem fare në listë

Shares

Kryeministri Edi Rama mund të lërë politikën në maj të këtij viti duke lënë bosh dhe hapësirë që tani për bendin e deputetit.

Ai deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se një vendim nuk ishte marrë ende dhe për veten e tij, ndërsa shtoi se mund të mos jetë fare në listë. Po ashtu bëri më dije se edhe deputetet që kanë një mandat do të jenë në listat e hapura.

“Diskutimi ka qenë unë e kam shprehur dhe kam thënë, që drejtuesit duhet të jenë në listën e hapur. Problemi më duket se ka argumenti im, është që do çorodiste gjithë procesin se nuk do të lejonte as një barazi shansesh në garë dhje nga ana tjetër, nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të ndeshjes nga ana jonë. Pasi drejtuesit politikë do ishin të fokusuar për të marrë vota për vete me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi dhe do çorientohej gjithë skuadra.

Drejtuesit politikë duhet të garantojnë që të gjithë deputetët që janë në garë të kenë hapësirë të barabartë, sa më të barabartë. Nuk besoj kurrë që asnjë drejtues politik mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët. Kjo është e padiskutueshme.

E vetmja gjë vlen edhe në rastin tim. Nuk e kam pasur idenë se pse unë duhet të jem në atë kuvend si deputet për sa kohë e kam këtë detyrë. Nga ana tjetër do ishte prap një hyrje në hak ndaj të tjerëve , të vendosja emri im të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kush është në listën e hapur duhet të jetë në garë të barabartë. Vendimin për veten se kam marrë, mund të mos jem faree dhe në listë, mund të jem deputet i të gjithëve për detyrë që kam, duke mos u zënë vendin askujt. Kjo është pak a shumë pamja sot. Sa i takon deputeteve, po shkojmë drejt të njëjtit princip. Deputetet që kanë 1 mandat, do jenë në fushë.”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...