Rama u paraqet drejtuesve lokalë të PS listën e kandidatëve për deputetë...

Rama u paraqet drejtuesve lokalë të PS listën e kandidatëve për deputetë tek vila e Mehmetit

691
0
Shares

Kryeministri Edi Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve në Tiranë, ku diskutimet janë përqendruar te përzgjedhja e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Takimet po zhvillohen në Vilën 30 që prej orës 9:00 të mëngjesit dhe po kryhen individualisht me secilin drejtues qarku. Vila 30 është shtëpia e Mehmet Shehut, ku ai edhe u vra gjatë një nate të vitit 1981.

Burime pranë mazhorancës bëjnë të ditur se këto konsultime do të vijojnë edhe për dy ditë të tjera, të hënën dhe të martën.

Ndërkohë, nesër Rama do të mbledhë bordin e diasporës në selinë e Partisë Socialiste, ku pritet të diskutohet strategjia elektorale për emigrantët.

Në dy ditët e fundit, kryeministri ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe të gjithë anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave, ku është bërë një bilanc i punës së deritanishme. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY