Statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në sheshin me të njëjtin emër në Tiranë është mbuluar plotësisht.
Arsseja e mbulimit zyrtqrisht thuhet se është një projekt për të vendosur një kopje të statujës në Paris.
Shumë qytetarë e lidhin këtë vendim me mbajtjen e Ramazanit dhe ndoshta edhe një ndikim i rrymave turke në Tiranë.
Kryeministri Rama ka postuar këtë pasdite duke thënë se kjo është bërë për shkak të projektit francez. Por statuja është mbuluar edhe herë të tjera në kohën e Ramazanit.
“Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.
Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.
Po po, e lexuat mirë! Parisi do të ketë Skënderbeun e vet.
Pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tijy
Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër për të më akuzuar”, shkruan Rama. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/