Në 1942 në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri lindën bebe më shumë se nën qeverisjen e Ramës në 2024, deklaroi sot kreu i FRPD, Besart Xhaferri për të theksuar eksodin masiv të shqiptarëve drejt Perëndimit në 10 vitet e fundit.
“Çdo vend i botës ndjek politika specifike për të rritur natalitetin, teksa Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës bën të kundërtën, nxit eksod masiv dhe madje të rinjtë që ikin në emigrim i privon edhe nga bonusi i bebes, teksa për ata që kanë fëmijë në Shqipëri qeveria nuk ofron absolutisht asnjë ndihmë financiare, siç bëjnë vendet e rajonit dhe të Evropës.
Në vitin 2024 sipas INSTAT në vendin tonë lindën 22,425 foshnja ose 5% më pak se në vitin 2023,, teksa edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot, ku konkretisht në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.
Në Tiranë popullsia ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3%, por nga ana tjetër, numri i lindjeve ka pësuar rënie me 11%. Ulja më e madhe ka ndodhur në pesë vitet e fundit.
Statistikat dëshmojnë se të rinjtë shqiptar në emigracion po lindin më shumë fëmijë se bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri, pasi agjendat SOROS që kanë pushtuar vendin tonë përmes Edi Ramës janë armiqtë më të egër të familjes dhe të ardhmes së këtij kombi.
Këtu dhe tek kreditë e buta, komuniteti LGBTQI ka më shumë prioritet se çiftet e reja, teksa kostot për të rritjen e një fëmije kanë shkuar në nivele ekstreme në raport me të ardhurat.
Çmimet e ushqimeve për fëmijë dhe medikamenteve janë ndër më të lartat në Evropë, teksa pastrimi i parave në ndërtim i ka ekspozuar çiftet e reja përballë qirave të larta dhe pamundësisë për të blerë një pronë”, deklaroi kreu i FRPD, Besart Xhaferri. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/