Rama: Kurrë nuk ka pasur një politikan të pushtetit para një prokurori si tani!

Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot  se reforma në drejtësi në Shqipëri nuk është e përsosur. Ai mbajti një fjalë gjatë një takimi në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh”,

Sipas Ramës për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, nuk ka politikanë të paprekshëm nga drejtësia në Shqipëri.

“Nuk është e përsosur, ka mjaft disavantazhe, por hera e parë në histori që kemi njerëz, politikanë të fuqishëm që shkojnë para një prokuror e gjyqtar të pavarur. Kurrë s’ka ndodhur qysh nga 1912 deri kur finalizuam reformën në drejtësi, kurrë s’kishim parë një ministër, apo individ të profilit të lartë të lidhur me pushtetin politik të çohej para gjykatës e jo më të dënohej. Tashmë po i shohim këto gjëra dhe pa BE,” tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...