Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, ku në garë janë 289 emra që synojnë një vend në listën e PD-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Nga këta kandidatë afro 30% do të sigurojnë një vend në listën e mbyllur, ndërsa pjesa tjetër do të renditen në pjesën e hapur. Procesi po zhvillohet në të gjithë vendin, me konkurrencën më të fortë në qarkun e Tiranës, ku janë regjistruar 83 kandidatë. Në Gjirokastër, gara fokusohet për një vend në listën e hapur.
Kandidatët sipas qarqeve:
•Tiranë – 83 kandidatë
•Durrës – 37 kandidatë
•Vlorë – 13 kandidatë
•Fier – 22 kandidatë
•Shkodër – 31 kandidatë
•Lezhë – 19 kandidatë
•Korçë – 19 kandidatë
•Gjirokastër – 9 kandidatë
•Kukës – 11 kandidatë
•Elbasan – 22 kandidatë
•Dibër – 13 kandidatë
•Berat – 10 kandidatë
Kryesia e PD-së ka hartuar listën pas një procesi propozimesh dhe vetëpropozimesh nga zyrtarët e partisë. Nga gara janë përjashtuar 13 drejtues të qarqeve, kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm, kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kreu i Forumit Rinor.
Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të përmbyllet në orën 18:00. Anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë vetëm për një kandidat, ndërsa qendrat e votimit janë vendosur në rreth 80 pika në të gjitha degët e partisë. Procesi monitorohet nga drejtuesit lokalë në çdo qark.
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Gazmend Bardhi, ka vlerësuar procesin si një moment kyç për partinë, duke theksuar pjesëmarrjen masive të anëtarëve dhe duke i bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në votim. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












