“Bonusi i votës thuaj, mos ki turp hiç’”. Rama bën guak guak për trukimin e votës së pensionistëve

Shares

Kryeministri Edi Rama thotë se po shpërndan pensionet shtesë për të moshuarit edhe ose e di që ata votojnë PS. Bëhet fjalë për afro 740 mijë pensionistë që marrin nga qeveria 50-100 euro vetëm dy muaj para votimeve, një vlerë të njëjtë në variancë me blerjen e votave në zgjedhje.

Pavarësisht se shpërndarja është në kundërshtim me ligjin zgjedhor nuk ka ndonjë masë nga KQZ dhe Prokuroria për të ndaluar dhe shtyrë bonusin pas votimeve parlamentare.

Rama në rubrikën Sy msy thotë se do të jepja më shjmë por nuk ka kapcitete financiare ekonomia e vendit.

SHPJEGIMI I RAMËS/ “Bonusi i votës thuaj, mos ki turp hiç’”

Jo, jo zoti Mehdi! Këtë nuk e them, por e di pse? Sepse e para, votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerën, i dinë sikletin, i dinë dhe kimetin.

Pensionsitët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën dhe me reformën e pensioneve në mandatin tonë të parë, e kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të ketë një pension më dinjitoz, ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara sesa ne të vinim në detyrë po përpiqemi tani ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe numrit të bonuseve dhe qoftë me reformën e re që po bëjmë, por ama pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes dhe Rrapushit dhe bufit të kënetës.

A mjafton? Pa diskutim që nuk mjafton, por a është shumë më tepër dje? Të mohosh këtë do të thotë që të mos mendosh me mendt e tua, por të flasësh çfarë të vënë në gojë llumi i kënetës.

“Pse u harxhuat kaq shumë”.

Tani, në qoftë ironi e pranoj me keqardhje, keqardhje për ju Dhurata. Në qoftë keqardhje, unë ju pyes, a jepni dot ju prindërve tuaj më shumë lekë sesa ju keni mundësi nga çka fitoni nga puna? Patjetër që do donit t’ju jepnit shumë më shumë, kjo nuk diskutohet, por nuk u jepni dot se e dini mirë që duhet të hyni në borxh dhe e dini mirë që po të hyni në borxh për t”u dhënë sot më shumë, atëherë nesër, jo vetëm nuk do mund t’i jepni dot asgjë, por do humbni edhe shtëpinë tuaj, njësoj siç ndodhi me piramidat pra, është e njëjta llogjikë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...