Çifti palestinez duke lëvizur në Rinas
Janë zbardhur fakte të reja në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze, Ryyan Alwan në Tiranë e cila u gjet ditën e djeshme në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës.
Akrualisht autori i dyshuar është partneri i saj 49-vjeçari, Fadi Alwan.
Çifti palestinez mësohet se jetonin në Gjermani dhe kanë folir gjermanisht kur kanë mbërritur më 19 shkurt në Rinas.
Në fakt ata erdhën nga Greqia. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke.
Nga kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt shfaqet 49-vjeçari në pamje duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt. Dyshohet se 49-vjeçari fillimisht e ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas e ka vrarë me thikë.
Pas vrasjes ai e ka mbuluar trupin e pajetë me një çarçaf dhe më pas ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












