Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-deputetin Alqi Bllako, duke kërkuar shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.
Në përfundim të hetimeve, SPAK kërkoi dënimin e Bllakos me 5 vite burg, si dhe përjashtimin nga funksionet publike për një periudhë prej 5 vitesh pas përfundimit të dënimit. Sipas akuzës, Bllako dyshohet për përfshirje në një skemë korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të japë vendimin përfundimtar në seancat e ardhshme.
Seanca e radhes mbahet me datë 7 mars ora 13:00 ku pritet te behet mbrojta e avokateve te Bllakos e me pas te shpallet vendimi i GJKKO.
Alqi Bllako ishte deputet i PS kur u arrestua dhe më herët kishte punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












