“Te gjithë ministrat i ke në burg. Pse je vetëm ti jashtë”. Pyetja e qytetarit në Facebook, Rama meket e bën guak-guak

Shares

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot komunikimin me qytetarë në rrjete sociale duke shmangur mediat vendase.

Ai është përgjigjur në disa pyetje duke anashkaluar shqetësimin dhe thelbin e pyetjeve.

Më poshtë janë disa nga pyetjet e qytetarëve dhe përgjigjet e Ramës.

PËRGJIGJET/ Aeroporti i Kukës, naftën në Shpirag. Na jep ndonjë shpjegim”. Çfarë shpjegimi do, për shembull? Shpjegimi është ky. Aeroporti i Kukësit është aty i ndërtuar dhe operatori i aeroportit është duke vonuar për të lidhur disa kontrata sepse është histori kontratash, është histori marrëdhëniesh private kjo, miku im. Sa i përket naftës në Shpirag, siç e ke marrë vesh ose nuk e ke marrë vesh, një nga kompanitë më të mëdha të botës ishte aty në operim, në eksplorim, u zbulua një rezervë shumë e madhe nafte,por për arsye të gjeologjisë jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe të masivit gjeologjik  të Shpiragut, kostoja e nxjerrjes me teknologjinë ekzistuese të kompanisë bëhet shumë e lartë kështu që jemi duke punuar për zgjidhje të tjera. Të shikojmë por mos u gëzoni kur diçka e mirë për Shqipërinë vonohet. Mos u gëzoni se nuk është çështja tek unë. Për mua Shpiragu nuk është dollapi i shtëpisë sime, është një pasuri kombëtare e përbashkët për sot, për nesër, për pasnesër kështu që mos u gëzoni.

Ç’e keni këtë zakon që ju ka mësuar bufi i kënetës që gëzoheni kur diçka e mirë për Shqipërinë vonohet ose nuk ndodh? Këtë nuk kuptoj se jeni prindër, jeni djem nënash, jeni bijë baballarësh, jeni vëllezër motrash. Mos u gëzoni se është turp i madh kjo e kuptoni apo jo?

Po po… thotë Kreal Kreal. Po pse e ke vënë Kreal Kremal, pse nuk e ke vënë Kuak-Kuak-Kuak?

“Ne jemi akoma me fanarë ndriçues në brigjet e Benedikut. Marsh nga ditët e këtyre të pranishmëve sulltani”. Po ti ku je? Nuk je i pranishëm apo ti futesh këtu dhe përpiqesh të krijosh pak hilaritet me të pranishmit? Të ka zënë frika po erdhi në pushtet, e dini vetë se unë nuk ja zë as emrin”. Kush të vijë në pushtet, bufi i kënetës? Ah i shkreti unë, më ka zënë frika. Ku e sheh ti, për shembull, që më ka zënë mua frika dhe për çfarë më ka zënë frika? E di për çfarë më zë frika mua? Më zë frika që koha që kemi në dispozicion të mos shfrytëzohet maksimalisht sepse që të jemi shumë seriozë tani sepse këto komentet vl, venë e vijnë, por që të jemi shumë seriozë, Shqipëria sot është në një oportunitet historik, kemi një dritare të hapur për të hyrë në Bashkimin Europian, dritare e hapur për herë të parë, e hapur si rezultat i përputhjes së rrethanave tona me rrethanat e Bashkimit Europian, është një dritare që është e hapur për ne por që nuk do jetë e hapur aty pafundësisht dhe ne duhet të shfrytëzojmë këtë moment, duhet të shfrytëzojmë këtë kohë ,duhet të mbyllim negociatat deri në fund të 2027 siç kemi bërë planin dhe duhet të hidhemi brenda që kur të mbyllet dritarja ne të jemi brenda në Bashkimin europian përfundimisht dhe pa kthim të fitojmë atë statusin e munguar prej shumë e shumë vitesh të barabartëve mes të barabartësh në kontinentin ku Zoti na ka vënë në një vend të mrekullueshëm por historia na ka privuar në mënyrë të vazhdueshme nga marrja pjesë në këtë kontinent në anën e mirë të tij. Na ka privuar duke na vënë mbi kokë lloj-lloj regjimesh, lloj-lloj satrapësh, lloj-lloj hajvanësh. Natyrisht që kjo ka qenë një histori e gjatë poshtërimi, poshtërimi në breza nga të huaj dhe nga vetja. Unë them më shumë nga vetja se nga të huajt por kjo është temë tjetër. Tani ky është momenti për të menduar si shqiptarë o Krak-Krak-Kre-Kre, si e ke emrin ti, për të menduar si shqiptarë.

Fajton Bejleri “Të gjithë ministrat e tu janë pas hekurave por ti ende jo. Ose je mjeshtër i mashtrimit ose drejtësia nuk ka ardhur tek ti por mos u gëzo shumë sepse asnjë tradhëtar nuk shpëton përgjithmonë”. Po çfarë kam tradhëtuar unë, për shembull, Fatjon? Apo se Shqipëria sot është vetëm një hap nga realizimi i një ëndrre shekullore? Po kthehem tek ti për pak, por unë po thosha që duhet menduar si shqiptar në këtë moment, nuk duhet menduar as si socialist, as si demokrat, nuk duhet menduar as më pëlqen as nuk më pëlqen Edi Rama, as sa ministra janë në burg e as sa ministrja s’janë në burg e as sa ministra nuk janë në burg sepse po të jetë puna aty, mund ta bëjmë llogarinë; në tre mandate kanë qenë rreth ose 60 ministra, numërojini pak. Dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri i Partisë Socialiste, njërit i aleatit strategjik ndjesë pastë partia aleate strategjike, pastaj një i tretë në paraburgim sot e gjithë ditën por i padënuar ende që prezumohet i pafajshëm sipas drejtësisë europiane dhe një i katërt në arrati, zëvendës kryeministri. 4, ok?

Tani, nëse sot juve, ti Fatjon dhe Kuak-Kuak-Kuak dhe Kra-Kra-Kra flasin për luftë kundër korrupsionin, për ministra dhe njerëz të lidhur me pushtetin të hetuar dhe në gjykim apo të gjykuar, e dini pse ju erdhi dita juve të flisni? Sepse këtë ditë e solli Partia Socialiste e Shqipërisë, këtë ditë e solli kjo forcë qeverisëse, këtë ditë e solli kjo vendosmëri, këtë ditë e soli kjo ambicie dhe ky vizion për të hyrë në Bashkimin Europian kështu që fokusohuni tek kjo, fokusohuni tek ky mision patriotik, lërini broçkullat dhe mos humbni kohë me kënetën dhe llumin e kënetës por fokusohuni tek ky mision historik.

Kryeministrat venë dhe kryeministrat vijnë, dakord? Mua do më duhet të rri dhe pak, dakord, të rri dhe pak sepse duhet ta përmbush dhe ta përmbushim këtë mision. Nuk mund të luajmë me fatin. E kemi krijuar këtë fat por dhe na është krijuar ky fat nga rrethanat e Europës kështu që fokusohu Fatjon, fokusohu Kreal Kra-Kra, fokusohu Alexandros Julis, fokusohuni të tërë tek ky mision.

Është momenti për të marrë hap për të gjithë poshtërimet që i janë bërë në breza kombit shqiptar, popullit shqiptar, e thashë dhe njëherë, nga të huajt dhe nga vetja, më shumë nga vetja se nga të huajt por sot hakmarrja ka emër, ka destinacion, ka një mision që quhet Shqipëria në Bashkimin Europian, Shqipëria anëtare ne Bashkimin Europian. Tjetër është të lëvizësh me pasaportën shqiptare në BE e tjetër është të kesh një pasaportë të BE-së, tjetër është të jesh një fëmijë shqiptar në Europë dhe tjetër është të jesh një fëmijë shqiptar në BE, tjetër është të jesh një vajzë dhe një djalë që studion në BE dhe je nga Shqipëria dhe tjetër është të jesh një vajzë dhe një djalë që studion në Shqipëri dhe je nga BE-ja. Pra, ju lutem shumë fokusohuni tek kjo, ky është misioni ynë. Lërini këto të tjerat, të gjitha i merr era fjalët dhe këto komentet.

Mund të vazhdoni të bëni sa të doni nga këto, por i merr era, janë kot, janë humbje kohe, janë turpe, janë turpe për ju për veten tuaj që hapni Facebook dhe jashtënxirrni fjalë fyese, jashtënxirrni fjalë palidhje bëheni zëdhënës të kënetës, bëheni papagaj, gjinkalla dhe inskte të kënetës lërini këto. Mendoni si shqiptar, mendoni si patriot, mendoni si njerëz që kanë fatin të jetojnë në këtë moment ku me një kontribut të tyre mund të shtyjë Shqipërinë përpara dhe mund të fusin Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe vetëm me këtë forcë politike dhe me asnjë tjetër, se të tjerat nuk janë forca politikë. Ët tjerat nuk janë forca politike, të tjerat janë çeta, të tjerat janë grumbullime njerëzish, të tjerat janë fyerje ambiciesh apo shfryrje inatesh. Nuk janë inatet programe, nuk janë mllefet programe, nuk janë luftërat personale programe, nuk të çojnë asgjëkundi nga ato janë bërë historikisht çorap shqiptarët, okay. Kështu që them se është mirë të fokusohemi tek gjërat që vlejnë.

 

O gjigand 12 vite- kryeministër kapaku, timoni, kusia, këneta, nuk të ka mbet fije krypet..

Kryeministri Edi Rama: Edmond të gjitha këto janë fjalë shqipe, edhe kapaku, edhe timoni, edhe kusia edhe këneta dhe janë fjalë shqipe që tregojnë thelbin te i cili duhet të fokusohesh ti për shembull, sepse zgjedhja që ke në 11 maj është midis BE-së dhe kënetës. O me ne në BE o me bufin në kënetë. Me bufin në kënetë e ke të sigurt që je me humbsat, e ke të sigurt që s’ke asnjë sadisfaksion po mbi të gjitha me bufin në kënetë do hysh në borxh me veten si shqiptar, do hysh me familjen tende, do hysh në borxh me nipat e mbesat, nëse ke nipa dhe mbesa akoma. Do hysh në borxh me prindërit e tu, e di pse? Se të gjithë atyre u duhet Shqipëria në BE dhe pa jap edhe një sqarim tjetër për Shqipërinë në BE, që të jeni të qartë të gjithë ju që mendoni se kjo nuk na duhet e që BE-ja ka vdek ose që Europa ka marrë fund ose që bla, bla, bla. Përveç se me Shqipërinë në BE ne garantojmë tre gjëra nuk garantohen askund dhe që për ne kanë qenë halli i madh, dhimbja e madhe e historisë. Garantojmë që mos të ketë më mungesë të lirisë individuale dhe liria individuale të jetë e garantuar në të gjitha format dhe në të gjitha drejtimet. Garantojmë që sundimi i ligjit të mos jetë më në diskutim dhe të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe garantojmë që standardet demokratike të jetesës, të bashkëjetesës, të mos i prekë më askush. Por nga ana tjetër në BE ka dy kategori shtetesh, është një kategori që janë kontribuuesit, pra shtetet më të mëdha,  më të zhvilluara , më të vjetra në BE dhe është një kategori tjetër që janë përfituesit, ata që hyjnë më ët rinj, më të bisht. Dhe në momentin që një shtet i ri hyn dhe bëhet anëtar i BE-së ai hyn te përfituesit, që do të thotë që kontribuuesit japin – përfituesit marrin, është si një familje ku për shtetet në kategorinë e përfituesve ka mbështetje financiare ekstra që as nuk e arrijmë dot ne ta kemi dhe ta realizojmë  jashtë Bashkimit Europian. Kështu që është edhe kjo pjesë që do të thotë shumë më tepër projekte në infrastrukturë, shumë tepër programe zhvillimi, shumë më tepër mbështetje për kërkimin shkencor, për universitet, për arsimin. Shumë më tepër mbështetje për kulturën, shumë më tepër mbështetje për informacionin dhe këto janë fjalë e vërtetë, po të gjitha këto janë BE-ja, kështu që fokusohuni, fokusohuni se dritaren mezi e kemi hapur. Jemi gati të bëjmë kapërcimin e madh historik epokal. Është ngritja e dytë e flamurit, është ngritja e dytë e flamurit, kjo e hyrja së Bashkimin Europian. Është pavarësia e dytë e Shqipërisë. Prandaj iu lutem lërini broçkullat dhe fokusohuni, ju që funksiononi si gjinkallat të kënetës apo jeni mbas profileve false.

 Ore Ramazon, kokaina, boll me mashtrime, populli s’beson. Di që kjo video është bërë para tre vjetësh

Kryeministri Edi Rama: Cila video është bërë para tre vjetësh. O të morsha të ligat unë ty

Oh po Mecgonigali, Sorosi, Yuri Kimi, Sinaloa

Kryeministri Edi Rama: Ty të paska bo këneta, të paska mbështjellë komplet, e di si janë të mbështjellme ato vemjet. Kështu të paska mbështjellë këneta ty vëlla, s’duhet të jesh as njeri real, të shof duhet të jesh nga ato profilet falso të kënetës. Vazhdo vazhdo, s’ka asnjë problem.


Na fol pak për zhvillimet në Amerikë, për raportet me
Sorosindhe lidhjet e tua me agjendat Ëoke oh vdeksha unë për ty.

Prit ta shoh pak: Jam shqiptar – thotë. I mësove agjendat Ëoke? Çfarë do të dish ti për shembull për Amerikën? Çfarë do të dish për marrëdhënien me Sorosin? Ku e ke apo ta kanë marr dhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë?

Na fol pak për agjendën në Amerikë? Do ta shihni dhe Amerikën, mos ki merak. Do ta shihni dhe Amerikën dhe marrëdhënien me Amerikën edhe mbështetja me Amerikën. Të gjitha do i shikoni siç i keni parë, por nuk mbani mend se ky është problemi se e keni kujtesën e dobët dhe ju mban këneta peng. Se ju kujtohet kur fitoi Donald Trump herën e parë që mu çuan mua në parlament më thanë : ik vet tani se do vijë DonaldTrump këtu të marrë zvarrë? Ju kujtohet? Si vazhdoi pastaj puna apo kismet? r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...