Kreu i GJKKO Erion Bani tha sot se nuk mund t’i bëhet gjyqi, gjyqtarit ndërsa replikoi indirekt me kryetarin e arrestuar të bashkisë së Tiranës. “Gjyqin e gjyqtarit e bën vetëm një gjykatë më e lartë. Këto janë parimet dhe është mirë të kuptohet kjo”, tha Bani.
Bani renditi filtrat nëpër të cilat kanë kaluar gjyqtarët që janë pjesë e trupës së institucionit që ai drejton.
“Sa i përket kritereve që të bëhesh pjesë e gjykatës së posaçme, ndryshe nga gjithë qytetarët e tjerë ka një trajtim të veçantë nga organet e vettingut. Të trajtojnë me përparësi dhe ka një vetting më të thellë. Në momentin që kalon këtë filtër dhe kalon edhe një tjetër filtër në KLGJ. Tashmë është edhe një Komisioni i Posaçëm pranë SPAK që garanton pra një filtër ndryshe nga gjithë gjyqtarët e tjerë. Pra do kalosh edhe një filtër tjetër. Ky është institucioni më i monitoruar, integriteti këtu prezumohet. Kushdo që ka dyshime t’i adresojë në organet kompetente”, deklaroi më tej Erion Bani. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












