Kreu i SPAK, Altin Dumani replikoi indirekt sot me kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se ka një përpjekje për ta treguar SPAK si represiv.
Në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, ai tha se “përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, është e dështuar”.
“Shifrat flasin vetë: vetëm 9% janë të paraburgosur. Sa i përket korrupsionit dhe veprave penale të kryera në detyrë, 50% janë hetuar në gjendje të lirë. Janë hetuar me ndalim dalje jashtë shteti, detyrim paraqitjeje… Nëse i ndan këto 9%, shumicën absolute e zënë subjekte të krimit të organizuar. Prokuroria e Posaçme është e kujdesshme në kërkesat që bën për masat e sigurimit. Jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Madje, ka një trend në rënie për aplikimin e arrestit me burg”, shtoi Dumani.
Në vijim ai tha se SPAK ka kryer në pavarësi të plotë hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë.
“Konstatohet një progres i arritur nga SPAK, që është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë, që kanë dëshmuar se epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, tha Dumani. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












