Berisha: Qeveria nuk do të njohë asnjë vendim të Agjencisë së Investimeve Strategjike

Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se qeveria e tij nuk do të njohë asnjë vendim të Agjencisë së Investimeve Strategjike ndërsa prezantoi programin për të përndjekurit politikë.

Në fjalën e tij, Berisha garantoi fillimisht se të përndjekurit politikë do të ketë një rol kyç në qeverisjen e ardhshme demokrate.

“PD-ja ka pasur gjithmonë në poste të larta personalitete nga shtresa e të përndjekurve politikë. Ju siguroj se përfaqësuesit e kësaj shtrese do të jenë pjesë integrale e qeverisjes së PD-së, në të gjitha nivelet”, tha Berisha, duke kujtuar edhe drejtues të mëparshëm të institucioneve, mes tyre ish-kryetarin e Kuvendit, të cilin e quajti “Mandelën e Shqipërisë”.

Lidhur me çështjen e pronave, kreu i PD-së e konsideroi atë si një problem jetik për të përndjekurit politikë, duke theksuar se është e lidhur ngushtë edhe me ish-pronarët. “Problemet e pronësisë do të trajtohen me vendosmërinë më të madhe dhe do të marrin një zgjidhje përfundimtare”, u shpreh ai.

Në këtë kontekst, Berisha sulmoi ashpër Agjencinë e Investimeve Strategjike, duke e quajtur “agjencinë e grabitjes së pronave”. Ai paralajmëroi se një qeverisje e drejtuar nga Partia Demokratike pas 11 majit nuk do të njohë asnjë vendim të bazuar në ligjin aktual për investimet strategjike.

“Sot prona është po aq e kërcënuar sa në vitin 1946. Paralajmëroj shqiptarët dhe investitorët e huaj se çdo marrëveshje e bazuar në këtë ligj nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar atë një “ligj kriminal”. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...