Rektori përleu universitetin duke u rrëfyer te strofulla e hajdutëve, dekëaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.
ARGUMENTI/ Nëse i thua dikujt që sot mazhoranca mblodhi pseudogrupin parlamentar për të dëgjuar rektorin e një universiteti, të cilit i janë lëshuar mandate arresti për një laborator që nuk ekziston, askush nuk mund ta besojë, por ja që kjo ndodh.
Tani, duhet të sqarojmë disa momente këtu.
Së pari, pse përdor Edi Rama këtë?
Edi Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë duke shfrytëzuar një dosje që në përpjestim janë shuma të vogla, e përdor këtë për të mbuluar… nuk mungon vetëm djegësi i Tiranës që kushton 130 milionë euro, por mungon edhe laboratori që kushton 30 milionë.
Pra, përpiqet të përdorë shoshën për të mbuluar të vërtetat, për të mbuluar diellin.
Kanë abuzuar këta 30 milionë lekë me aferën e 5D-ve, me aferën e Lajla Asadit, që shkon vetëm gardëroba 870 mijë euro, me 5D dhe pallatet, me Bushkën. Edhe të më falni d.m.th, po ai hajduti tjetër nuk kishte të drejtën morale të ulej në vend të kësaj!
Pra, çfarë ishte kjo sot?
Unë nuk marr përsipër të them as për dosjen, por them një gjë, që rektori e përleu keq universitetin se kur mendon të shpëlash apo të qash për një aferë në rifuxhion e hajdutëve, duhet të mendosh 5 herë që të futesh aty.
Nuk janë pekatorium ata, ata janë furbiorium. Se janë hajdutë ata.
E shihnit ju si qesëndisej Lubia apo Taulant Balla? Hë, nuk jemi vetëm ne, janë edhe pedagogë. Shihni se çfarë ndodh me pedagogët. Të cilët, nuk kam asnjë koment, por di një gjë që nuk ndodhte kurrë që të shkosh dhe të bësh konfesion në strofullën e zezë të hajdutëve në Europë siç është ai grup. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












