BERAT/ 3 në pranga për mandarinat me pesticide. U kthyen nga Kroacia por u hodhën në tregun shqiptar

Shares

3 persona u arrestuan në Berat lidhur me eksportin e mandarinave me përmbajtje të lartë pesticidesh. 10 ton që u kthyen mbrapsht nga Kroacia u hodhën sërish në tregun shqiptar.

Në pranga janë vënë Arben Aqif Dyli, Elton Hekuran Tafa dhe Elson Petrit Tahiraj.

“Elton Tafa (fermer) i ka shitur Arben Dylit (administrator i pikës se grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonesh mandarina të cilat ai i ka eksportuar drejt Kroacisë.

Nga autoritetet kroate, janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje te lart te pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur.

Në këto kushte ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa ne vendin e origjinës, ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se është hedhur përsëri ne treg duke mos e asgjësuar sipas procedurës përkatëse.

Gjithashtu dyshohet se, Elson Tahiraj me detyre inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes se bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli”, njoftoi prokuroria e Beratit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...