Nuredin Dumani dhe Enver Diva sot në GJKKO, kush ishin 2 deputetët dhe 2 biznesmenët

Shares

Nuredin Duman

Nuredin Dumani dhe Enver Dida u ballafaquan sot në GJKKO në lidhke me dëshmitë e tyre në SPAK.

I pandehuri Enver Diva tha se gjatë kohës së planifikimit të vrasjes së Talo Çelës, Nuredin Dumani takoi dy biznesmenë dhe 2 deputetë të cilët i dhanë një çantë me para.

Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputet në një lokal, i dhanë foton e Talo Çeles dhe një çantë me lekë dhe i thanë e duam të vrarë, pse nuk i tregon ky këto?”, tha Diva.

Nuredin Dumani tha se nuk është e vërtetë, ndërsa Diva nuk përmendi emra.

Më tej, Dumani rrëfeu pse e donte të vrarë Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Ai tregoi çfarë nofkash ka përdorur në aplikacionet e koduara, teksa dha indicie të forta, se jo vetëm në SKY ECC por edhe në aplikacionet e tjera si “Matrix” dhe “Bikju Aquarius”, njohur me shkurtesat “BQ”, ka materiale të forta për implikimin e grupeve kriminale, politikës e biznesit, teksa për herë të parë, konfirmon komunikimet edhe me Suel Çelën.

“Për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lekë sepse u përfshiva për hakmmarje pasi u vra Klevis Kapllani. Lekët i kanë sjellë të nesërmen në Vorë me një makinë, pagoi Erjon Alibej. Kam patur disa pine të ‘SKY ECC’, ku kam përdorur nofkat ‘Covid 19’, ‘Alkatraz’, ‘TotoRina’. Një nga makinat që u përdor në vrasjen e Bujar Çelës, u mor tek njerëzit e Vis Martinit. Ky mjet ishte planifikuar për t’u përdorur në vrasjen e Preng Gjinit por nga që nuk u realizua, u përdor në këtë vrasje. Talo Çelës ia kam thën në ‘Sky’ hajde takohemi sqarohemi, se unë do ti vras të gjithë. Talo Çela kishte urdhëruar Altin Ndocin të vriste vëllain tim. Suel Çela me çoi në aplikacionin “MATRIX” me foto një procesverbal të një dosje hetimore, ku Xhuljan Hoxha dilte lidhje e grupit Çapja. Do ta shikoni kur të hapet MATRIX-si. Kam patur ‘SKY ECC’ edhe ‘MATRIX’, dolën pastaj edhe “BQ”, unë i kam dhënë prokurorisë gjithë pinet dhe pseudonimet e mia”Nuredin Dumani rrëfeu detaje se si u organizuan një sërë vrasjesh dhe nga kush, si ajo e Emiljano Ramazanit e Rigers Runajt, Dorian Shkozën apo Talo Çelën e Altin Ndocin. LIstën tha ai e bëri me Erion Alibejn të cilin shkoi ta takonte për ta sqaruar se në fakt nuk ishte vëllai Dashnor Dumani që I vrau të vëllain sikurse dyshonte”, shpjegoi Dumani.

I pyetur nga avokatët, për çfarë flisnin me Enver Divën, Nuredin Dumani u përgjigj: “Për vrasje me pagesë flisnin, jo për politikë”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...