Drejtuesi i një institucioni të pavarur si Universiteti i Kamzës në një rast të paprecedentë mund të jetë detyruara të raportojë para një partie politike lidhur me një aksion të drejtësisë.
”Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030.
Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit”, lajmëron Edi Rama.
25 masa sigurie janë vendosur sot ndaj pedagogë (zv/rektorë) dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Universitetit, përfshirë edhe administratorin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












