Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i përgjigjet Edi Ramës pasi ky i fundit postoi informacion në lidhje me një seancë gjyqësore të mbajtur për akuuën për shpifje që Rama ka ngritur ndaj Bardhit në lidhje me dyshimet që vëllai, Olsi Rama, ka përfshirje në bandën e kokainës së Xibrakës.
“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine!
Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!”, shkruan Bardhi.
Pak më herët kryeministri Edi Rama lajmëroi për seancën gjyqësore në lidhke me padinë e tij për shpifje ndaj Gazmebt Bardhit.
“Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak: Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuad etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.
Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…”, deklaroi Rama në rrjetin X. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












