Spitali ‘Shefqet Ndroqi’, dy ndërhyrje me teknika të avancuara në zemër

Shares

Dy operacione të vështira në zemër janë kryer në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Operacionet e avancuara në zemër janë bërë duke përdorur teknika minimal invazive me shkallë të lartë kompleksiteti.

“Në një paciente 45-vjeçare u zëvendësuan valvula mitrale, valvula aortale dhe aorta ascendente përmes hemisternotomisë.
Në një paciente 55-vjeçare u zëvendësua rrënja e aortës dhe aorta ascendente (teknika Bentall), po ashtu përmes hemisternotomisë.

Në të dyja rastet, incizioni minimal (7-8 cm) dhe ecuria postoperatore pa komplikacione mundësuan aktivizimin e shpejtë të pacienteve dhe daljen nga spitali brenda pesë ditësh pas operacionit.

Tashmë, në këtë spital teknikat minimal invazive nuk aplikohen vetëm për operacionet standarde, por edhe për ndërhyrje të kombinuara, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm në trajtimin e pacientëve.

Mirënjohje për ekipin operator:
Dr. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj dhe Dr. Anri Gongo”, ka shkruajtur ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...