Safet Bajri u përball sot me gjykatën, ku iu caktua masa “arrest me burg”. Gjatë seancës, ai deklaroi se është paraqitur vetë ditën kur i janë vendosur prangat dhe se është i hapur për hetim.
“Nëse ishte për të ikur, nuk do më kishin kapur kurrë. Edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin,” tha Bajri në sallën e gjyqit.
Avokati i tij Sokol Tahiraj, konfirmoi që klienti i tij ka qenë bashkëpunues me autoritetet dhe ka dorëzuar ADN-në e tij edhe më herët.
Në një prononcim për mediat, mbrojtësi ligjor i Bajrit theksoi se klienti i tij është treguar bashkëpunues në çdo fazë të hetimit.
“Safeti e bëri të qartë që është paraqitur vetë dhe është i hapur për hetimin. Sa herë i është kontrolluar banesa, ka bashkëpunuar. ADN-në e tij e ka dhënë sa herë është shoqëruar, prokuroria ka të dhënat e nevojshme,” tha ai.
Lidhur me provat e paraqitura në seancë, avokati u shpreh shkurt: “Nuk është provë e re.”
Tashmë, hetimet vijojnë, ndërsa prokuroria nuk ka dhënë ende një deklaratë mbi akuzat specifike që rëndojnë mbi Bajrin. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












