Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se emërimi i Dan Bonginos si nëndrejtor i FBI-së, është lajm i hidhur për Edi Ramën për shkak të lidhjeve të tij me Sinaloan.
“Ajo që mund të them unë, që si drejtori i përgjithshëm i FBI, Kash Patel, ashtu edhe ish-oficeri i shërbimit sekret dhe më pas autori i një best-selleri dhe gazetar ndër më të kuotuarit në dëgjueshmëri, ka pasur një podcast që shkonte 16 milionë shikime apo dëgjime, është një zhvillim shumë pozitiv për FBI-në, e cila do ketë në udhëheqje dy persona të përkushtuar totalisht për transparencë të plotë dhe për të mbrojtur pa lëkundje, jashtë çdo interesi, interesin e qytetarëve amerikanë dhe SHBA.
Edhe ky është një lajm i hidhur për Edi Ramën, pasi ky gazetar i famshëm dhe autor i një best-selleri, është emëruar në atë detyrë, por është problemi tjetër se presidenti Donald Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste dhe konkretisht Sinaloan e lidhur me Edi Ramën.
Sinaloa nuk është më vetëm kartel droge, por është organizatë terroriste.
Luftar Hysa, me dy vëllezërit, ata pra janë krerët e një organizate terroriste, të cilës Edi Rama i ka dhënë licencë për kazino, i ka dhënë leje ndërtimi për hotel me 5 yje.
Është thellësisht implikuese”, deklaroi Berisha në një konferencë shtypi.
Presidenti Donald Trump të dielën në mbrëmje emëroi gazetarin konservator, Dan Bongino, si zëvendësdrejtorin e ardhshëm të FBI-së për të shërbyer së bashku me drejtorin Kash Patel .
Bongino është një ish-prezantues i Fox News dhe podkaster i mirënjohur konservator që mbështeti Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2024. Ai është një aleat i ngushtë i Patelit dhe tani do të shërbejë drejtpërdrejt nën drejtimin e tij në FBI, sipas një postimi të së dielës mbrëma nga Trump në Truth Social.
Dan Bongino i ka kushtuar vëmendje në programin e tij ‘The Dan Bongino Show’ skandalit me ish-zyrtarin e lartë i FBI-së, Charles McGonigal i cili akuzohet se ka marrë para ruse, ndërsa përflitet për takime të fshehta me kryeministrin Edi Rama.
Ndër të tjera, ai bëri publike edhe lidhjet e Edi Ramës me kartelin meksikan të drogës Sinaloa. Ai ngriti pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar lidhet me faktin se njerëzit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptaret?
“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA.
Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo? Dikush në një konferencë shtypi, që bën punë reale në media, duhet të pyesë Karine Jean-Pierre (sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë) se pse Biden nuk ka bërë asgjë për narko-trafikimin në Shqipëri dhe për akuzat për lidhjet me kartelin Sinaloa në kufirin tonë jugor? A ka kjo lidhje me të infiltruarit në qeverinë tonë që lobojnë për të njëjtin kryeministër shqiptar për të cilin nuk po bëni asgjë?” shprehej Bongino. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












