LAJMI I FUNDIT/ Qëllohet me armë zjarri në Kamzë, breshëritë nga një makinë drejt drejt një tjetre

Shares

Breshëri plumbash nga një makinë në Kamzë në drejtim të një makine tjetër. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën New York të qytetit.

“Rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia e Kamzës.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...