EMRI/ I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Tiranë

Shares

Artur Sallaku, 52 vjeç, është arrestuar në kryeqytet si pjesë e një operacioni të koordinuar ndërkombëtarisht. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane dhe ishte dënuar me 21 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës, Interpol Romës, Policisë së Casertës dhe Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri. Operacioni, i koduar “Operacionalja 30”, u zhvillua me synimin për kapjen e shtetasit shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere në Itali e kishte dënuar Sallakun që prej vitit 2004 për trafik droge. Tashmë, ai ndodhet në paraburgim në Shqipëri, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë janë në vijim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...