Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Dashamir Xhika, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas burimeve, kjo është hera e dytë që Xhika dëshmohet para hetuesve, pasi më 14 maj 2024 ai ishte thirrur për të dhënë sqarime mbi një çështje që lidhet me një procedurë tenderimi gjatë kohës që drejtonte ARRSH. Vizita e tij e parë në SPAK zgjati rreth 40 minuta.
Pas daljes nga ambientet e prokurorisë, Xhika deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për këtë çështje.
Më herët, ai dhe dy ish-zyrtarë të tjerë të sektorit rrugor ishin hetuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me projektin e rrugës Tiranë-Elbasan. Pas një procesi gjyqësor, ata u shpallën të pafajshëm.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












