VIDEO/ Duket sikur ka shpëtuar nga ndonjë hall. Safet Bajri plot gaz me pranga në duar

Shares

Duket se me arrestimin e tij nga policia ka shpëtuar nga ndonjë hall. Safet Bajri ecën plot gaz nga furgoni i policisë deri në derën e drejtorisë së policisë së Tiranës, i sapoardhur nga Shkodra pasi u arrestua me urdhër të SPAK.

Bajri dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me akuzat ndaj tij.

Pak ditë më parë, me urdhër të SPAK, RENEA kreu kontrolle në disa vende në Shkodër, mes të cilave edhe në banesën e Bajrit. Kontrollet u kryen për llogari të hetimeve për masakrën e Dobraçit, ku në një atentat humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, si dhe çifti i i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...